Strukturat udhëheqëse të Ndërmarrjes Publike “Termokosit”në Prishtinë i priten dhe e informuan dr. Maria Flachsbarth, sekretaren parlamentare në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë me përcjellësit e saj të cilët i njoftua me të arriturat e realizimit në jetë dhe vepër të projektit të kogjenerimit, si projekt i suksesshëm i bashkëpunimit në mes Qeverisë së Gjermanisë dhe të Kosovës.
Krye shefi i “Termokosit” Naser Canolli i njoftoi mysafiren nga Gjermania me suksesin e shënuar në saje të realizimit të Projektit të kogjenerimit dhe në mes tjerash e falënderoi. Flachsbarth dhe Qeveria Gjermane, si donatore, për kontribuar që kanë dhënë për realizimin e Projektit të kogjenerimit dhe hartimin e Master planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në qytetin e Prishtinës, si dhe për vazhdimësinë e mbështetjes për realizimin e fazave të mëtutjeshme të këtij projekti, përkatësisht rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore.
“Ne jemi duke vazhduar me rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, në mënyrë që t’iu ofrojmë ngrohje sa më cilësore dhe të mjaftueshme të me shume së trembëdhjetë mijë konsumatorëve në qytetin Prishtinës ”, theksoi z. Kanolli duke rikujtuar mysafiret nga Gjermania se si rezultat i ngrohjes së ofruar gjatë vlerësimit të kënaqshëm të mbi nëntëdhjetë përlind të konsumatorëve të anketuarve janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ofruara. “Më vjen shumë mirë që realizimi i këtij projekti përveç ndikimit ekologjik, ka pasur edhe ka edhet tani ndikim ekonomik, gjë që është shumë e rëndësishme dhe parakusht për të siguruar qëndrueshmërinë e një projekti”, tha në mes tjerash dr. Maria Flachsbarth, sekretare Parlamentare në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë.
Pasi u informua për sukseset realizimi i projektit të kogjenerimit,me të cilin u nda shumë e kënaqur me gjithë informatat, që i mori rreth realizimit të këtij projekti, gjë që me të drejtë cilësohet si më i suksesshmi deri më tani. Vizita e delegacionit gjerman ka vazhduar edhe në kopshtin e fëmijëve “Lulevere”, i cili është një nga mbi trembëdhjetë mijë konsumatorëve të “Termokosit”, që furnizohet me ngrohje shumë cilësore dhe të mjaftueshme përgjatë gjithë sezonit ngrohës.