Komuna e Prishtinës ka filluar punimet në Qendrën Historike

Prishtina

Komuna e Prishtinës ka filluar punimet në Qendrën Historike

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:52
Punimet në renovimin e shtëpisë së familjes Safqi në Qendrën Historike afër Tregut të Gejlbër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar punimet në renovimin e shtëpisë së familjes Safqi në Qendrën Historike afër Tregut të Gejlbër.

Duke postuar disa fotografi, komuna ka njoftuar se shtëpia e familjes Safqi është në listën e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore.

“Kanë filluar punimet për renovimin e shtëpisë së familjes Safqi, në Qendrën Historike, afër Tregut të Gjelbër. Kjo shtëpi është në listën e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, dhe është një nga shtëpitë e rralla tipike të fundshekullit XIX që ruan një pjesë të tipareve të banimit urban të periudhës otomane”, thuhet në njoftimin e komunës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat