PSD diskuton koalicionin me VV në Prishtinë

Prishtina

PSD diskuton koalicionin me VV në Prishtinë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:01
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, në konferencën e sotshme të PSD-së bëri të ditur se të hënë do të takohen me kryesinë e kësaj partie ku në mes tjerash do ta diskutojnë edhe koalicionin me Vetëvendosjes në Prishtinë.

Kryetari i PSD-së dhe Prishtinës, Shpend Ahmeti muaj më parë ua kishte dërguar një propozim-marrëveshje për koalicion në Prishtinë Vetëvendosjes, mirëpo këta të fundit ende nuk i kanë kthyer përgjigje.

Ahmeti para pak ditësh kishte deklaruar se nuk do i presin edhe shumë gjatë për këtë përgjigje.

“Te hënën do të kemi takim kryesia e PSD dhe do të jetë në rend te ditës çështja e koalicionit në Prishtinë me partitë tjera, përfshi edhe me Vetëvendosjen”, tha Molliqaj në pyetjen se deri kur do e presin përgjigjën e Vetëvendosjes për koalicione në Komunën e Prishtinës.

Në anën tjetër në këtë konferencë për media, PSD bëri të ditur se deri më 20 dhjetor të këtij viti, ata do të bëjnë shtrirje në 27 komuna të Kosovës, ndërsa deri më tani kanë hapur 5 degë rajonale nëpër Kosovë, shkruan Kallxo.

Deputeti Molliqaj bëri të ditur se slogani i partisë së tyre do të jetë “Për shumicën që ka pak”.

Ndërsa sekretari organizativ i PSD-së, Naim Jakaj tha se PSD është duke e shpërndarë programin e saj tek secili qytetar i Kosovës.

PSD për momentin në Kuvendin e Kosovës ka 12 deputetë, pas largimit nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat