Gazeta prestigjioze, New York Times i ka dedikuar një artikull obeliskut të pavarësisë së Kosovës, NEWBORN.
Shkrimi nisë se si autori i saj, Fisnik Ismaili ka dizajnuar skulpturën për të festuar pavarësinë nga Serbia, punim për të cilin nuk ka pasur para për ta paguar por ka lënë depozitë makinën dhe çelësat e banesës.
Ismaili ka përshkruar për NY Times, momentin kur skulptura e zbuluar u nënshkrua nga 150 mijë njerëz.
“Njerëzit vinin, ngjiteshin në të, shkruanin. Vazhdoi kështu për orë të tëra”, është shprehur ai.
Aty përmendet edhe momenti kur këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora xhiroi një pjesë të videoklipit të saj, hipur përmbi obeliskun NEWBORN.
“Shkronja B tashmë është zëvendësuar me numrin 1, për të shënuar përvjetorin e 10-të të pavarësisë”, shkruhet në artikullin e prestigjiozes amerikane.
Përveç të tjerash, në shkrim thuhet se në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, progresi politik dhe ekonomik ka frustruar shumë qytetarë të vendit kurse korrupsioni është një nga problemet më të mëdha.