Punime në Hajvali, disa zona nesër mbesin pa ujë

Prishtina

Punime në Hajvali, disa zona nesër mbesin pa ujë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” ka njoftuar konsumatorët e zonave / lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Cagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme [27 tetor 2018 e shtunë] do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16:00.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të  ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat