Banorët e Prugofcit, ndihen të anashkaluar nga Komuna e Prishtinës - Bota Sot
Banorët e Prugofcit, ndihen të anashkaluar nga Komuna e Prishtinës

Prishtina

Banorët e Prugofcit, ndihen të anashkaluar nga Komuna e Prishtinës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:27
Banorët e Prugofcit

Ju ishte premtuar se këtë vit do të kubëzohen të gjitha rrugicat në lagjen e parë të fshatit Prugovc, por puna po kryhet vetëm në tri prej  tyre.

Ju ishte premtuar se këtë vit do të kubëzohen të gjitha rrugicat në lagjen e parë të fshatit Prugovc. Por puna po kryhet vetëm në tri prej  tyre.

Fatmir Shala thotë se po ndihen te anashkaluar nga komuna.

“Janë shtruar rrugica që nuk kanë pasur shtëpi fare, e te ne jo. I kemi thënë kryetarit të katundit. Ka thënë që kur të shtrohet rruga për Barilevë që do të ndërtohet, por jo nuk ka asgjë”, shprehet për RTV Dukagjinin banori i Prugofcit, Fatmir Shala.

Nebi Shala thotë se kanë kontribuar në zgjerimin e rrugës në prona, pa kompensim. Ndërsa institucionet nuk po ua kthejnë në të njëjtën formë.

“Gjithë banorët e këtij fshati kemi dhënë deri në 2-3 ari prone tonën private, vetëm të bëjmë një zgjidhje për shoqërinë, ndërsa tash shoqëria nuk po na kthejnë”, tha banori tjetër i këtij fshati, Nebi Shala.

Të njëjtën gjë e pohon edhe banori Nexhmi Shala.

“Premtimi ka qenë që do të shtohet edhe rrugët tona, por pse kjo nuk ka ndodhë nuk e dimë”, thotë Nexhmi Shala.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli në linjë telefonike tha se në projektin e kubëzimit i është dhënë përparësi rrugicave që kanë dalje një numër më i madh i shtëpive.

Ai premtoi se projektet do të zhvillohen në vazhdimësi, bazuar në mundësitë buxhetore, deri në kubëzimin e të gjithë rrugicave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...