Minsitri Gashi: “Gërmia” nuk do të rrënohet - Bota Sot
Minsitri Gashi: “Gërmia” nuk do të rrënohet

Prishtina

Minsitri Gashi: “Gërmia” nuk do të rrënohet

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:52
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka treguar se objekti i Gërmisë, që gjendet në qendër të Prishtinës nuk do të rrënohet.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marr Qeveria e Kosovës.

Gashi në “DPT”, ka thënë se tashmë ky objekt është futur në listën e objekteve që janë të mbrojtura me ligj.

“Ky objekt as nuk do të rrënohet e as nuk do të ndryshohet. Ai do të mbetet ashtu siç është. Tashmë objekti i Gërmisë është pjesë e objekteve të mbrojtura dhe i përket trashëgimisë kulturore”, ka thënë Gashi.

Ai ka treguar se objektin nuk mund ta rrëzoj Komuna e Prishtinës.

“ Komuna nuk mund ta rrëzoj. Po ashtu nuk mund të ndërtojë sallë koncertale e asgjë tjetër”.

Gashi ka thënë se objekti i Gërmisë ka vlerën e 40 milionë eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...