Për herë të parë në Prishtinë do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore

Prishtina

Për herë të parë në Prishtinë do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:15
Foto

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat