Studentëve të UP-së u lejohet mbajtja e provimeve në nëntor

Prishtina

Studentëve të UP-së u lejohet mbajtja e provimeve në nëntor

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:29
UP

Këshillat Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nëpërmjet Parlamentit Studentor i kanë dërguar një kërkesë këtij institucioni që t’u lejohet mbajtja e 2 provimeve në një afat të parregullt në muajin nëntor.

Dhe, kjo kërkesë e tyre është aprovuar, nga senati i këtij institucioni në mbledhjen e së premtes.

Senatori i studentëve nga Organizata Studentore, Studim Kritik Veprim, Lot Hoxha, ka thënë se aprovimi i kërkesës është një ndihmë e madhe për të gjithë studentët.

Sipas statutit të Universitetit të Prishtinës, lejohen vetëm tri afate të provimeve, e që janë afati i dimrit në muajin janar, i verës në muajin qershor dhe i vjeshtës në muajin shtator.

Prorektori i UP-së, Dashamir Bërxulli, thotë se afati i nëntorit, është jashtë statutit, por tashmë është bërë praktikë e këtij institucioni.

Në vendimin për t’ua lejuar edhe një afat të privimeve studentëve të UP-së, është paraparë që ato të mbahen gjatë vikendeve, në mënyrë që të mos shkaktohet telashe në procesin e ligjëratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat