Asetet e luajtshme të “Rilindjes” pjesë e listës së Shitjes së Aseteve nr.43

Prishtina

Asetet e luajtshme të “Rilindjes” pjesë e listës së Shitjes së Aseteve nr.43

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:01
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot miratoi transaksionet e shitjes se aseteve përmes likuidimit 41, si dhe miratoi listën e aseteve të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja” për shitje si pjesë e listës së Shitjes së Aseteve nr.43.

Përveç kësaj, Bordi miratoi po ashtu propozimin për qiradhënie të asetit të ndërmarrjes shoqërore Metaliku - depo e prodhimeve të gatshme nën Administrim Direkt, si dhe disa qiradhënie të tjera.

Bordi diskutoi dhe miratoi raportet rekomanduese për transformimin e pronës shoqërore përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë të Komisionit për asete specifike për rajonin e Prishtinës.

Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe raportet e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave për 20% të punëtorëve për NSh ”Fabrika e Amortizatorëve”, në Prishtinë, NSh “Mlladost” në Shtërpce dhe “Pertrans”, në Pejë, si dhe  raportet e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktim të statusit të ndërmarrjeve për: asetet në Kosovë të ndërmarrjes “Solid” Suboticë, ZR Prishtinë, Ndërmarrja Qendra e Rekreacionit për Fëmijë dhe të Rinj-Pishat e Deçanit, ZR Pejë dhe Ndërmarrja Bashkësia e Sigurimit të Pasurisë dhe Personave “Kosova” ZR Prishtinë. Bordi po ashtu miratoi raportin e radhës të Komisionit për Banesat e NSh-ve.

Ndryshe, mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet më 22 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat