Ahmeti takohet me ambasadoren finlandeze flasin për dialogun me Serbinë

Prishtina

Ahmeti takohet me ambasadoren finlandeze flasin për dialogun me Serbinë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:16
Shpend Ahmeti ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti procesi i dialogut me Serbinë ishin temat e takimit të zhvilluar në selinë qendrore të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë., thuhet në njoftimin e PSD-së.

Përderisa ambasadorja finlandeze shprehu shqetësimet e saj lidhur me mungesën e konsensusit të spektrit politik për dialogun, kryetari Ahmeti e njoftoi atë mbi propozimin e PSD-së për platformën e përbashkët të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës.

Siç thuhet në njoftim, kreu i PSD-së nënvizoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut me Serbinë, e se kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duke e falënderuar ndihmën përgjatë viteve të shtetit finlandez për Kosovën, Shpend Ahmeti kërkoi mbështetjen e Helsinkut zyrtar për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në njoftim thuhet se, kryetari i Partisë Socialdemokrate njoftoi po ashtu ambasadoren finlandeze mbi parimet kryesore politike, ekonomike e sociale të Partisë Socialdemokrate; si dhe për konsolidimin e saj strukturor dhe organizativ.

Ambasadorja Pia Stjernvall theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Finlandën dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejme dypalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat