Punëtorët e Pallatit të Rinisë qe tre muaj pa paga

Prishtina

Punëtorët e Pallatit të Rinisë qe tre muaj pa paga

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

(E plotësuar) - Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të ketë investime milionëshe në drejtim të rimëkëmbjes së tij.

Këto premtime i bëri kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë vizitës që i bëri këtij Pallati e që ështe e para pas kalimit të saj një pronë komunale.

Ahmeti tha se do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, ku në fillim do të fokusohen tek borxhet të cilat arrijnë deri në tre milionë euro dhe pagat e punëtorëve.

Kryetari Ahmeti, theksoi se gjitha këto investime nuk mund të përballohen vetëm nga buxheti komunal, por do të gjejnë donacione dhe forma tjera.

Ai shtoi se investimet do të arrijnë mbi 10 milionë euro,  dhe për këtë tashmë veq kanë filluar kontaktet e para për donacione nga Bashkimi Evropian.

 Ahmeti tha se Pallatit të Rinisë do t’i rregullohet parkingu që është tek salla e djegur, qendra kulturore e fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, dhe ASK-ja.

Ahmeti:Deri në fund të vitit do të kemi një ide të qartë për rimëkëmbje

“Shumë shpejt dhe deri në fund të vitit, besoj që do ta kemi një ide më të qartë për rimëkëmbjen e këtij gjigandi, po e quaj për kryeqytetin e Prishtinës, sepse është salla kryesore publike, po e quaj kështu jo vetëm kjo, po si qendër e vetëm publike që i shërben, dhjetëra klubeve sportive”, tha Ahmeti. 

Ndërsa, drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli tha se problematike për të, përveç objektit në tërësi janë dhe mos pagesa e punëtorëve, sepse sipas tij,  ky pallat ka mbi 104 punëtorë që  ka mbi dy muaj që nuk janë paguar.

Dugolli: Ka tre muaj që nuk kemi marr paga

“Jemi në pozicionin tash më emergjent kur duhet të bëhet një përllogaritje dhe shënjim i pikave më emergjente që në mënyrë hap pas hapi të kalojmë tek tjerat që janë më organizative dhe konsituive….pozicion emergjent është të nxirren  pagat e pallatit të rinisë, se tash jemi në muajin e tretë, po fillojmë në muajin nëntor që nuk kemi marr paga” u shpreh, Dugolli.

Me ligjin për Prishtinën Pallati i Rinisë nga AKP-ja, ka kaluar me kompetenca të plota në komunën e Prishtinës.

Ahmeti premton rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka vizituar Pallatin e Rinisë, e para kjo pas kalimit në pronë komunale.

Ahmeti tha se deri në fund të vitit do të ketë një ide më të qartë për rimëkëmbje, siç e cilëson ai “gjigandi të Prishtinës”.

Kryetari i Prishtinës tha se do të ketë disa faza, ku në fillim do të fokusohet në ato emergjente, që sipas tij janë pagesat e punëtoreve dhe borxhet e pallatit.

“Do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, faza e parë është emergjente, duhet ta stabilizojmë, sa i përket dhe pagave të punëtorëve, pastaj dhe në borxhe,  sepse borxhet arrijnë mbi tre milionë euro, duhet ta riprogramojmë atë borxh”, tha ai.

Ahmeti  u shpreh se bashkë me aksionarët dhe drejtorin e Pallatit të Rinisë, do të diskutojnë disa projekte për rimëkëmbje të pallatit, ku përfshihen, parkingun që është tek salla e djegur, qendrën kulturore të fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, etj.

Ndërsa, drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli, tha se pas një kohe të gjatë, Pallatit të Rrinisë pritet t’i kthehet vlera.

Pasi, sipas tij ky Pallat është gjendur në vështirësi të mëdha, si me objekt, ashtu dhe me paga të punëtorëve.

Gjatë kësaj vizite kryetari Ahmeti  rikonfirmoi vendimin për shkarkimin e dy drejtorëve është i plotfuqishëm, dhe se ata nuk kanë dalë në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat