Shtrenjtohet çmimi i bukës në Prishtinë

Prishtina

Shtrenjtohet çmimi i bukës në Prishtinë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Për 10 cent është shtrenjtuar çmimi i një buke në Prishtinë. Nga 30 centë sa ka kushtuar një bukë në Prishtinë, tani ky çmim është bërë 40 centë.

Shtrenjtimi i miellit ka bërë që të rritet edhe çmimi i bukës, pas vendosjes së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës, për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shtete këto që përveç se nuk njohin shtetësinë e Kosovës, vazhdimisht lobojnë kundër legjitimitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Çmimi i bukës nuk është ngritur vetëm në Prishtinë, pasi ditë më parë është raportuar për shtrenjtim të bukës edhe në Prizren dhe Kaçanik.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se shtrenjtimi i çmimit të bukës është i panevojshëm dhe se deri te kjo ka ardhur si pasojë e koordinimit  nga disa shoqëri tregtare në disa komuna si ajo e Prizrenit dhe Kaçanikut.

“Nuk besoj që ka arsye për rritje të çmimit duke i ditur rezervat që kemi, por si duket kjo është e koordinuar në disa regjione të Kosovës nga shoqëritë tregtare”, ka thënë Shala gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat