Sonte mos dilni në Prishtinë

Prishtina

Sonte mos dilni në Prishtinë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Pas reshjeve të bores dhe shiut ndotja e ajrit në Prishtinë kishte qenë në nivel më të mirë, por sonte Prishtina dhe qytete tjera për rreth saj, kanë ajër shumë të ndotur.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit del të jetë jo i shëndetshëm dhe ka arritur në shifrën 181.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat