Arrestohen dy persona në Prishtinë për therjen me thikë të 17-vjeçarit

Prishtina

Arrestohen dy persona në Prishtinë për therjen me thikë të 17-vjeçarit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:15
Foto

Dy persona, të moshës 17-vjeç, janë arrestuar mbrëmë nga Policia në Prishtinë, për rastin e therjes me thikë të bashkëmoshatarit të tyre në lagjen Ulpiana në Prishtinë, 

Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është lirar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Komunikata e plotë e Policisë dërguar mediave:

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën: A. K , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. L , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (është liruar në procedurë të rregullt) dhe Sh. M , 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat