“Dëshmorët e kombit të ngriten në piedestalin më të lartë”

Prishtina

“Dëshmorët e kombit të ngriten në piedestalin më të lartë”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë

Dëshmorët e kombit duhet t’i kujtojmë, t’i ngremë ë piedestalin më të lartë, këtë e bëjmë vetëm duke i përkujtuar dhe në këtë mënyrë i përjetësojmë ata. Kështu u tha në zbulimin e pllakës përkujtimore që u bë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë për demonstratat e vitit 1963 që u bënë kundër okupatorit serb.

Ish i burgosuri politik dhe pjesëmarrës në ato demonstrata Binak Ulaj tha se në demonstratat e vitit 1968  dominoi kërkesa për Republikë.

Sipas tij ato ishin masovike dhe të organizuara mirë. Ai theksoi se me anë të kësaj pllake përkujtimore do t’i përkujtojmë gjithë veprimtarët që kanë rënë për liri.

Ulaj: Në demonstratat e vitit 1968 dominoi kërkesa Kosova Republikë

“Pas demostratave të zhvilluara në Prizren, Therandë dhe Pejë gjatë muajit tetor të vitit 1968 pikërisht në ditën e sotme, para pesëdhjetë vitesh u zhvilluan demonstratat këtu në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë dhe në Mitrovicë në të cilat dominoj kërkesa për Republikë, për Republikën e Kosovës dhe vetëvendosje. Këto demonstrata ishin masovike të dinjitetshme dhe të organizuara mirë. Ndonëse rrugët e Kosovës u përgjakën dhe burgjet u mbushën me të burgosur demonstrues kërkesa gjithë popullore për republikën e Kosovës morri rrugën e realizimit të saj… për të shënuar rënien  e dëshmorit Murat Mehmeti dhe sakrificën e organizatorëve të këtyre demonstratave që nuk janë në më në mesin tonë”, tha Mehmeti

Kurse, Murat Mehmeti, familjar i dëshmorit me të njëjtin emër i  rënë në vitin 1968 tha se gjithë demonstruesit e vitit 68 kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës, sipas tij ata e meritojnë të ngriten në piedestalin më të lartë.

Mehmeti: Dëshmorët duhet t’i ngrisim në piedestalin më të lartë

“Jemi shumë krenar për vëllaun tonë që dha jetën për çlirimin e këtij vendi, kisha dashtë me potencu që gjithmonë dëshmorët e kombit t’i kujtojmë t’i ngrisim në piedestalin më të lartë sepse e meritojnë,  vetëm duke i përkujtuar na i përjetësojmë ata”, tha Mehmeti.

Ndërsa, Selatin Novosella, organizator i demonstratave të viti 1968 tha se kjo pllakë përkujtimore ka një simbolik të veçantë për të, sepse ato demonstrata kanë qenë kyqe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, falënderoi komunën e Prishtinës  siç thotë ai për mundësinë që të kenë një vend ku të përkujtohen këta veprimtarë.

Novosella: Prishtinës po i shtohet edhe një shenjë

“Padyshim Prishtinës po i shtohet dhe një shenjë, beso ma shumë se Prishtinës ku të gjithë pa përjashtim të gjitha këto nëntë qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do ta kenë një vend ku do të vemi  lule në ditë të caktuara dhe ku do të jenë një vend takimi për të gjitha brezat, ne padyshim jemi të bindur se komuna e Prishtinës do të vazhdoj dhe më tutje me aktivitete të tilla”, tha Novosella.

Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat