Pacolli, Ahmetit: Pse s’po i mban mbyllur dy çerdhet në Prishtinë?

Prishtina

Pacolli, Ahmetit: Pse s’po i mban mbyllur dy çerdhet në Prishtinë?

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:09
Shpend Ahmeti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka pyetur kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, se pse nuk po i hap dy çerdhet në Prishtinë.

Pacolli në një postim në Facebook, ka thënë se procedurat për hapjen e çerdheve për fëmijët e lagjeve Kodra e Trimave dhe Tophane, marrin kohë vetëm dy javë punë, përcjell Bota sot.

“Për çfarë arsye po i mban mbyllur?”, ka pyetur ajo.

Postimi i Pacollit:

Shpend, pse more nuk po i hap çerdhet për fëmijët e lagjeve Kodra e Trimave dhe Tophane?

Të gjitha procedurat për hapjen e çerdheve me bazë në komunitet "Zemrat" dhe "Yjet e Vegjël" kanë përfunduar qysh në mandatin e parë dhe patëm premtuar që do t'i hapim në shtator të vitit 2017.

Nevojiten 2 javë punë për ti hapur dyert këto dy çerdhe.

Për çfarë arsye po i mban mbyllur?

Po të ishte punuar me ritmin siç punonim në mandatin e parë tani jo që do të ishin hapur këto dy çerdhe por do të kishim edhe së paku katër të tjera gati për t'u hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat