Prishtinasit ‘ngufaten’ me mëngjes nga ajri i ndotur

Prishtina

Prishtinasit ‘ngufaten’ me mëngjes nga ajri i ndotur

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Qytetarët e Prishtinës edhe në mëngjesin e sotëm janë përballur me ndotjen e ajrit.

Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe më tutje vazhdon të jetë alarmante.

Qysh në mëngjesin e sotëm qytetarët e Prishtinës janë përballur me ndotjen e  lartë të ajrit.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane për cilësinë ajrit, ndotja në ora 06:00 të mëngjesit ka qenë e pashëndetshme.

Sipas kësaj matje, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 165, shkallë kjo që llogaritet të jetë e pashëndetshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat