Ndërrohen karriget në sallat e leximit të Qendrës së Studentëve

Prishtina

Ndërrohen karriget në sallat e leximit të Qendrës së Studentëve

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:05
Salla e leximit të Qendrës së Studentëve

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Qendra e Studentëve ka njoftuar se ka investuar në përmirësimin e kushteve për studentët banues në konvikte, duke sjellur karrige të reja dhe më të rehatshme në sallat e leximit.

“Në kuadër të investimeve të vazhdueshme në Qendrën e Studentëve, është bërë ndërrimi i ulëseve në të gjitha bibiotekat e konvikteve. E gjithë kjo me qëllimin që studentëve banues në konvikte të iu ofrojmë kushte sa më të përshtatshme për studime”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat