Pacolli, Ahmetit: Mos u bëj Robin Hood se tani po të njohin të gjithë...

Prishtina

Pacolli, Ahmetit: Mos u bëj Robin Hood se tani po të njohin të gjithë...

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për taksën në Stacionin e Autobusëve.

Ajo përmes një postimi në Facebook se “tani, shumë mirë që paske vendosur ta shfuqizosh por pranoje që ju vet keni qenë PËR taksën. Mos u bëj Robin Hood se tani po të njohin të gjithë, i madh e i vogël!”

Postimi i plotë:

Shpend, cili ishte kontributi yt kur u pat vendosur taksa?

Në momentin kur e pata kuptuar që Stacionit të Autobusëve po i vendoseshin rrethojat dhe qytetarët do të detyrohen të paguanin taksë për hyrje në stacion e pata kundërshtuar. Më kujtohet shumë mirë që të pata thënë që kjo është shumë e padrejtë dhe e pa nevojshme! Përgjigja jote atëherë ka qenë "shumë mirë është kjo. Në të gjitha stacionet nëpër botë qytetarët paguajnë një lloj takse"!

Tani, shumë mirë që paske vendosur ta shfuqizosh por pranoje që ju vet keni qenë PËR taksën. Mos u bëj Robin Hood se tani po të njohin të gjithë, i madh e i vogël!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat