Gypi me ushqim për kafshët endacake vendoset në shesh

Prishtina

Gypi me ushqim për kafshët endacake vendoset në shesh

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:33
Ata thanë se kanë për qëllim që t’i ndihmojnë kafshët endacake që nuk mund ta sigurojnë ushqimin

Në këto ditë kur kafshët endacake rrezikohen nga të ftohtit dhe uria, ka filluar një aksion në ndihmë të tyre.

Dyqani “Dr Vape” nga Prishtina kanë konfimuar se kanë vendosur një gyp në shesh, përmes së cilit mund të ushqehen kafshët endacake.

Në përgjigjen e tyre, ata thanë se kanë për qëllim që t’i ndihmojnë kafshët endacake që nuk mund ta sigurojnë ushqimin.

Po ashtu, përmes një postimi në facebook, ata kanë thënë se për çdo blerje që bëjnë klientët në dyqanin e tyre, pesë përqind e të hollave do t’i dedikohet blerjes së ushqimit për kafshët endacake.

Një aksioni të ngjashëm iu është bashkangjitur edhe një piceri në qytetin e Prishtinës.

Organizata “Të bashkuar për kafshët”, ka njoftuar se kjo piceri, për çdo picë vegjetariane që shitet, do të ndajë 10 përqind të të hollave për të blerë ushqim për kafshët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat