Shpend Ahmeti priti në takim ambasadorin Kosnett

Prishtina

Shpend Ahmeti priti në takim ambasadorin Kosnett

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Shpend Ahmeti priti në takim ambasadorin Kosnett

Kryetari i Komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett. 

Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falenderoi ambasadorin për ndihmën e SHBAve për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. 

Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në fusha tjera.

Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për situaten politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat