Dorëhiqen 4 anëtarë të PDK-së në Prizren

Prizreni

Dorëhiqen 4 anëtarë të PDK-së në Prizren

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:32
PDK

Është krijuar pakënaqësi të cila kanë rezultuar me dorëheqje të anëtarëve të PDK-së, kjo gjatë kohës kur dega e kësaj partie  në Prizren është duke ju nënshtruar procesit të plotë zgjedhor, 

Në një njoftim dërguar organeve më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarët e kryesisë së degës së kësaj partie në Prizren, Naser Berisha, Shukri Quni, Sherif Krasniqi dhe Hajrim Çengaj, bëjnë të ditur se japin dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet partiake, me arsyetimin se janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në degën e këtij subjekti politik në Prizren.

Telegrafi ka arritur të sigurojë letrën e dorëheqjes të katër anëtarëve të Kryesisë së PDK-së.

Në arsyetimin e dhënë, të lartcekurit kanë shprehur pakënaqësi në menaxhimin e punëve dhe të mbarëvajtjes në përgjithësi të punëve brenda kornizës së degës së PDK-së në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat