U ndalohet shkuara në ekskursion, protestojnë nxënësit e Prizrenit

Prizreni

U ndalohet shkuara në ekskursion, protestojnë nxënësit e Prizrenit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Prizren

Edhe në Kosovë kanë filluar protestat e nxënësve, ashtu sikur e studentëve në Shqipëri por nxënësit e Kosovës kanë një arsye tjetër. 

Ata po protestojnë për shkak që Drejtoria për Arsim e kësaj komune u ka ndaluar atyre që të zhvillojnë një ekskursion të organizuar nga ata vet. 

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar një protestë të tillë. 

Ai ka thënë se Policia e ka mbështetur kërkesën e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit për të mos lejuar që nxënësit të shkojnë në ekskursion, kurse tashmë nxënësit po protestojnë. 

“Drejtori e arsimit e parandalon një shkuarje te tille të nxënëseve dhe në këtë rast e kane mbështet me kërkesën e tyre edhe Policia. Janë ne pyetje nxënës të shkollave të mesme, Drejtoria e Arsimit është kompetente me i marr te gjitha veprimet për shkak qe statusi i tyre është nxënës” ka thënë Gashi për mediat vendore.

Rikujtojmë, edhe viteve të kaluara Drejtoritë e Arsimit të komunave të ndryshme të Kosovës kanë dal kundër ekskursioneve të cilat po organizohet nga vet nxënësit, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat