Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, zbulohet shtatorja e tij në Prizren

Prizreni

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, zbulohet shtatorja e tij në Prizren

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:40
Nderime u përcollën edhe nga garda ceremoniale dhe nga qytetarët tjerë nga komunat e Kosovës

Zymi i Hasit u vizitua të shtunën nga shumë qytetarë vendas dhe të huaj. Këta u mblodhën me qëllim të zbulimit të shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut e cila u vendos për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së tij.

Kjo shtatore u financua tërësisht nga qytetarët e Zymit veçanërisht nga ata që veprojnë jashtë atdheut.

Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i lanë vetëm hasianët gjatë festës.

Këtu erdhën edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe personalitete tjera të njohura si Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, u premtoi banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i vecantë për shqiptarët.

“Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” tha Veseli.

Image

Nuk munguan as këngë e valle nga trupa e valles nga Hasi, të veshur me veshjet kombëtare karakteristike të kësaj zone.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, njoftoi se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit.

Ndërsa nderi për zbulimin e shtatores iu dha Kadri Veselit, Jahja Llukës dhe një banori nga Zymi që jeton në Kroaci.

Image

Nderime u përcollën edhe nga garda ceremoniale dhe nga qytetarët tjerë nga komunat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat