Heqja e fotografive, Haskuka: Pronto portalet po shpifin

Prizreni

Heqja e fotografive, Haskuka: Pronto portalet po shpifin

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:24
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar një pjesë të mediave të cilat kanë raportuar se ka hequr fotografitë e figurave kombëtare nga zyra e tij.

“Pronto portalet, shpifin e gënjejnë gjoja i paskam hekë figurat kombëtare nga zyra ime. Unë nga zyrat i kam heq pikërisht këta shpifës që kanë vjedhë me vite Komunën dhe Kosovën”, shkruan Haskuka në Facebook.

Ai sqaron se fotografia e vetme e larguar në Prizren është ajo e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veselit që, sipas tij, me vite të tëra në kundërshtim me ligjin qëndronte në Qendrën Historike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat