Tri incidente zjarri dhe një i lënduar në Prizren

Prizreni

Tri incidente zjarri dhe një i lënduar në Prizren

Më: 1 janar 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Festimi i ndërrimit të motmoteve ka filluar në çdo cep të Kosovës.

Bashkë me këtë kanë filluar edhe festimet me fishekzjarre e mjete tjera piroteknike, me që rast tri incidente zjarri kanë ndodhur në Prizren, të cilat dyshohet se janë shkaktuar prej tyre, ku po ashtu edhe një person është duke marrë trajtim mjeksor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policor për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Kemi të raportuar për një lëndim trupor, në dorë të një mashkulli i cili këtë lëndim e ka marrë nga mjetet piroteknike, momentalisht ai është duke marrë trajtim mjeksor në Spitalin rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jëtë” ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka treguar edhe për incidentet që kanë ndodhur e që dyshohet se janë shkaktuar nga fishekzjarret por që njësiti policor ende është në hetim.

“Në Lubishtë ka ndodhur një zjarr por që është lokalizuar nga banorët, në Suharekë ka ndodh një incident me zjarr dhe flakë ka marrë edhe kulmi i Shkollës “Motrat Cirjazi në Prizren”, ka shtuar Gashi.

Njësitet policore janë në vendet e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat