Paraburgim për të dyshuarin nga Shqipëria që u kap me 30 kilogramë drogë

Prizreni

Paraburgim për të dyshuarin nga Shqipëria që u kap me 30 kilogramë drogë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:45
Gjykata në Prizren

Të pandehuri me iniciale I.A., shtetas i Shqipërisë, Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kështu, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj, vendimi për caktimit e paraburgimit është marrë pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit, sipas zëdhënëses, do të zgjasë deri më 7 shkurt 2019.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se me datën 08.01.2019 rrethe orës 19:30 minuta, në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit është gjetur se i pandehuri pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes, substanca psikotrope të dyshuar si marihuan të cilët me ligj janë shpallur si narkotik.

Deri sa i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin me targa të R. Shqipërisë pasi ndalohet nga policia në një pikë kontrolli, në fshatin Landovicë, pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit janë gjetur tri(3) qese najloni (thasë), me substancë të dyshuar psikotropike të llojit marihuan me peshe të përgjithshme prej 10.06 kg, 9.91 kg, dhe 10.02 kg – gjithsejtë 29.99 kg”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat