Studentë nga Iowa vizitojnë Universitetin e Prizrenit

Prizreni

Studentë nga Iowa vizitojnë Universitetin e Prizrenit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:11
Pamje nga takimi

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e kanë vizituar një grup me studentë të profileve të ndryshme nga Universiteti Drake në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bën të ditur komunikata për media nga Universiteti i Prizrenit.

Ata u pritën nga Ismet Temaj u.d. rektor në UPZ dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai i njoftoi studentët me gjendjen në universitet, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Ndër të tjera,  Temaj u bëri të ditur se në UPZ është specifikë organizimi i studimeve në disa drejtime, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

 Ai theksoi se UPZ ka bashkëpunim me shumë universitet, si brenda vendit, në regjion dhe më gjerë, përfshirë edhe SHBA-të.  Studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë për UPZ-në dhe për gjendjen në arsimin e lartë në përgjithësi në vend. Në fund të vizitës ata u njoftuan me hapësirat në kampusin e Universitetit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat