Prizren, një lagje e tërë pa ujë të pijes

Prizreni

Prizren, një lagje e tërë pa ujë të pijes

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:43

Banorët në qytetin e Prizrenit po përballen me probleme të ujit të pijshëm.

Familja Bytyqi dhe fqinjët e tyre në rrugën ”Sanxhaku”po detyrohet që shtëpinë ta furnizojnë me ujë përmes cisternave dhe alternativave tjera.

Drejtori teknik i Hidro-regjionit të Prizrenit Lulzim Paçarizi tha se implementimi i projektit për rregullimin e ujit në këtë lagje ka filluar muaj më parë.

Ndërkaq sipas Paçarizit është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, dhe se sapo të përmirësohet moti do të rinisin punimet që edhe kjo lagje të furnizohet me ujë të pijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat