Mbyllet Komuna e Prizrenit, shërbyesit civilë në grevë

Prizreni

Mbyllet Komuna e Prizrenit, shërbyesit civilë në grevë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:46
Prizren

Qytetarët që kërkojnë shërbime brenda objektit të Komunës së Prizrenit nuk po lejohen të hyjnë brenda për shkak të grevës së përgjithshme të shërbyesve civile

Greva e shërbyesve civilë ka filluar këtë javë duke përcjellur edhe grevat në sektorë të tjerë.

Kryetarja e sindikatës së nëpunësve civil në Prizren, Dashurie Memqaj i ka urdhëruar të gjithë punëtorët e sigurimit që të ndalohet hyrja e personave brenda objektit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat