Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët

Prizreni

Ministri Lekaj: Autostrada e Dukagjinit projekti ynë i përbashkët

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:35
Pal Lekaj

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit për autostradën e Dukagjinit, që shënon edhe fundin serisë së debateve publike për këtë projekt.

Ministri Lekaj shtjelloi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi prizrenasve se të gjitha sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes.

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë.

Pjesëmarrësit e këtij debati u informuan në detaje për projektin nga kompania projektuese, kurse me sugjerimet e tyre, dhanë kontributin në kompletim të projektit që ai të jetë sa më në shërbim të qytetit të tyre dhe zhvillimit të Kosovës. Ata u shprehën falënderues që për herë të parë u është dhënë mundësia të jenë pjesë e procesit projektues të një projekti kaq të rëndësishëm.

Autostrada e Dukagjinit është projekti më i madh që po bëhet për lidhjen e Kosovës me korridoret pan evropiane. Kjo autostradë do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën "Ibrahim Rugova". Autostrada e Dukagjinit do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat