Përshëndesin mësuesit e shokët me lot në sy, lënë Kosovën për të shkuar në perëndim

Prizreni

Përshëndesin mësuesit e shokët me lot në sy, lënë Kosovën për të shkuar në perëndim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Pamje nga videoja

Mësuesi Mehmet Sahiu ka ndarë një video të dhimbshme se si  tre nxënës nga shkolla fillore “Dy dëshmorët” u larguan për bashkim familjar jashtë vendit.

Në këtë video, nxënësit shihet duke qarë derisa përshëndetet me shokët, shoqet e mësuesit e tyre.

Mësuesi nga Prizreni ka shkruar se fjala lamtumirë ishte shumë e rëndë dhe emocionuese për ta.

“Në shkollën fillore ‘Dy Dëshmorët’ në Piranë, sot kujdestarët e klasëve dytë, katër dhe pestë,organizuan përcjellje për 3 nx.që pa dëshirën e tyre duhet të ndahen me lotë në sy duke u përshëndetur me shokët, shqet,mësuesen e mësuesit e tyre , vetem për të bërë bashkim familjarë jashtë vendit.Nx.të edukuar,të sjellshem,të respektuar qe ne ditarët e tyre lanë velersim maksimal.Fjala lamtumirë ishte shumë e rëndë dhe emocionuese për mësuesen Sahadete dhe mësuesit Muharem dhe Mehmet Spahiu! Unë uroi që këta nx të jenë nënë mrojtjen e Allahut,dhe një ditë t’i kthehen vendit duke kontribuar në KOSOVË që është vendi më i mirë në botë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat