Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren, ku vdiqën tre persona

Prizreni

Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren, ku vdiqën tre persona

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:44
Sipas policisë viktimat i takojnë familjes Sopaj nga fshati Zhur i Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zhur-Prizren. Shoferi i kamionit është dërguar në mbajtje

Mesditën e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona.

Kjo pasi nënkalimi i autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të temperaturave të ulëta ishte i rrëshqitshëm.

“Aksidenti ka ndodhur... nënkalimi ende me ngrica..”,  ka treguar  Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete.

Sipas policisë viktimat i takojnë familjes Sopaj nga fshati Zhur i Prizrenit.

Ata kishin lidhje familjare, më saktësisht bëhet fjalë për babanë i lindur më 1969, dhe dy djemtë e tij, njëri i lindur më 1994, tjetri 1996.

Mirëpo, shoferi i kamionit nuk është lënduar, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, edhe prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë informacione në lidhje me aksidentin.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala në një përgjigje për Televizionin ka thënë se tashmë kanë filluar punën për të konstatuar shkaqet e tij.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar që janë tre viktima. Kamioni për pastrimin e borës dhe automjeti i viktimave janë ndeshur, prokurori e ka marrë edhe një ekspert të komunikacion për t’i hetuar rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Po e presin edhe mjekësinë ligjore”.

Disa orë pas aksidentit, Policia ka dhënë detaje edhe për shkakun e aksidentit.

Vesel Gashi tha për Televizionin se shkaku i vetëm është mos respektimi i kushteve atmosferike nga ana e pjesëmarrësve në këtë aksident.

Ndërkohë, trupat e viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat