Vdekja e tre personave në Zhur, Haskuka shpall ditë zie në Prizren

Prizreni

Vdekja e tre personave në Zhur, Haskuka shpall ditë zie në Prizren

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie, pas rastit tragjik që ndodhi të shtunën në një aksident komunikacioni afër fshatit Zhur, ku humbën jetën tragjikisht tre anëtarëve të familjes Sope

“Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie. Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysëm shtizë në të gjitha institucionet", bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Prizrenit. 

Po ashtu, edhe në Zhur sot është ditë zie.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat