Thaçi: Bizneset meritojnë më shumë përkujdesje - Bota Sot
Thaçi: Bizneset meritojnë më shumë përkujdesje

Prizreni

Thaçi: Bizneset meritojnë më shumë përkujdesje

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren, ku ka vizituar njërën nga qendrat e hapura tregtare në këtë qytet, ku tha se është shembull se si një biznes privat krijon 800 vende pune.

Presidenti Thaçi në qendrën “ABI Çarshia” në Prizren, tha se kjo është qendra më e mira në rajon.

Thaçi: Kjo është storia e Kosovës

“Kjo është storia e Kosovës, e Kosovës së re, e Kosovës evropiane, e Kosovës që vetëm një biznes privat punëson në një investim për mbi 800 vende të reja të punës i krijon dhe kjo ndikon në zhvillim ekonomik dhe në krijim të një fuqizimi edhe më të madh të fuqisë punëtore por edhe të rritjes së mirëqenies sociale jo vetëm në Prizren por edhe gjetiu.......kjo qendër e biznesit të hapur sikur edhe bizneset tjera të Kosovës meritojnë një përkujdesje më afër të autoriteteve lokale dhe nivelit qendror në mënyrë që suskeset të rriten, fuqizohen, të krijojnë më tepër vende punës, të rritet mirëqenia sociale“, ka thënë ai.

Ndërsa, pronari i kësaj qendre tregtare, Irfan Fusha tha se kanë brende nga Bashkimi Evropian, Azia dhe deri te Japonia.

Fusha: Prizreni meriton një qarshi të bukur

“Për momentin në këtë qarshi i kemi punësuar 800 punëtorë por ka hapësirë edhe për 400 punëtorë që do të punësohen, pasi në tërësi janë planifikuar 1200 punëtorë. Kjo është një ndihmë për qytetin e Prizrenit por edhe për Kosovën. Prizreni meriton të ketë një qarshi të hapur, një qarshi të bukur siç e kemi ne për momentin“, tha ai.

Presidenti Thaçi në fund tha se ka besim që bizneset në Kosovë vetëm sa do të fuqizohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...