Nga 11 marsi, gjatë natës prizrenasit mund të mjekohen edhe në QKMF

Prizreni

Nga 11 marsi, gjatë natës prizrenasit mund të mjekohen edhe në QKMF

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:48
QKMF

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka marrë vendim që përkujdesja shëndetësore për qytetarët që kërkojnë shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, të ofrohet edhe gjatë ndërrimit të natës.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se pacientët që nuk kanë raste urgjente, tani e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë në njësinë e Urgjencës gjatë orarit të mbrëmjes për t’u mjekuar.

“Kjo praktikë do ta lehtësojë edhe punën në njësinë e Urgjencës, e cila do t’i kushtohet vetëm rasteve urgjente. Vendimi i Drejtorisë së Shëndetësisë do të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, përkatësisht nga data 11 mars 2019”, u bë e ditur nga Komuna e Prizrenit.

Meqenëse rrjeti i shërbimeve mjekësore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare punon deri në ora 20:00, ftohen qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe fillimisht të respektojnë orarin brenda ditës në mënyrë që të mos krijohet ngarkesë në QKMF gjatë orarit të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat