Qytetarët e Prizrenit mund ta bëjnë pagesën e ujit në këto shërbime

Prizreni

Qytetarët e Prizrenit mund ta bëjnë pagesën e ujit në këto shërbime

Nga: D.RR Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A  Prizren,  njofton të gjithë konsumatorët e shërbimeve të ujësjellësit se duke filluar nga data 01 Prill 2019,  pagesat e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të zeza mund ti bëni:

  • Në arkat për pagesa të kompanisë tonë,
  • Banka komerciale
  • Postë - Posta e Kosovës

Nga kjo datë  tërhiqet  pagesa përmes inkasantëve në teren, transmeton "Bota sot".

Tani e tutje lexuesit do ta bëjnë vetëm leximin e ujëmatësit dhe shpërndarjen e faturave, ndërsa, ju si konsumatorë brenda  muajit,  lutemi që ti drejtoheni arkave për pagesë, bankave  komerciale dhe pikave të Postës së Kosovës  për pagesën e faturës.

Duke  ju falënderuar për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit,   ju ftojmë  që të jeni sa më të rregullt në pagesa./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat