Kurti shfaqet në publik pas hospitalizimit

Prizreni

Kurti shfaqet në publik pas hospitalizimit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:46
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është shfaqur në publik, pas një infeksioni gripal që kishte ditë më parë.

Së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe disa deputetë të tjerë të LVV-së, Kurti ka marrë pjesë në Panairin e Bizneseve të Grave në qytetin historik të Kosovës.

“Sot me datë 16 mars, u hap Panairi i Bizneseve të Grave në Prizren, organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Mytaher Haskuka. Të shumtë ishin vizitorët që në ecjen e tyre provonin e blinin produkte vendore të prodhuara nga gratë dhe bizneset e tyre. Për vizitë në këtë ditë të ngrohtë marsi, në panair ishte edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit Artan Abrashi, deputetët Drita Millaku e Arbër Rexhaj si dhe aktivistë nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, Kurti ishte shtrirë në QKUK, përkatësisht në klinikën infektive, për shkak të një infeksioni gripal. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat