Reagon Haxhi Avdyli, sqaron gjithçka çfarë ndodhi në degën e LDK-së në Prizren

Prizreni

Reagon Haxhi Avdyli, sqaron gjithçka çfarë ndodhi në degën e LDK-së në Prizren

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:59
Foto

Kryetari në largim i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se nuk e përkrahë as Driton Selmanajn dhe as Anton Qunin në garën për udhëheqës të Degës së kësaj partie në këtë qytet.

Gjatë ditës së sotme, dega e LDK-së në Prizren ka shënuar 29-vjetorin e themelimit të saj.

Disa fotografi të publikuara nga kryetari në largim i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, në medie u raportuan si përkrahje e tij për Anton Qunin në garën për udhëheqjen e degës së LDK-së në Prizren.

Por, përmes një postimi, ka reaguar Avdyli dhe ka sqaruar gjithë situatën.

Postimi i plotë:

ME SHKAS: Të nderuar miq, e shoh një tendencë të shtuar të mediave për tu marrë zgjedhjet deri me analizën të fotove e dhënja e kahjeve të ndryshme hipotetike të përkrahjes së atij deputeti ndaj këtij apo kundërta.

Sot ne patëm përvjetorin e 29 të degës ku pjesëmarrës ishin shumë veprimtarë e miq të LDK-së .

Fjalë mbajtëm unë Haxhi Avdyli si kryetar dege, kryetarja e Forumit Gruas zonja Sadije Osaj-Jakupi, deputetët Armend Zemaj e Vjosa Osmani-Sadriu.

Edhe pse para takimit i kërkova që edhe deputeti Anton Quni ta merrte fjalën, por Antoni insistoi që meqenese jemi para një procesi zgjedhor, nuk dua që ta shfrytëzoj këtë auditorium që dikush mund ta keqkuptonte si ndonje fushatë, kur merret parasysh që të tjerëve sdo i ipet rasti.

Në të njëjtën kohë deputeti Driton Selmanaj që nga java e kaluar e ka të aranzhuar një vizitë shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë, dhe e kishe tëpamundshme ta shtynte gjë që ka kërkuar mirëkuptim nga unë dhe ka kërkuar që unë tua përcjell urimet për përvjetor të gjithë aktivistëve.

Prandaj të nderuar media dhe aktivistë, asnjë fjalë dhe asnjë përkrahje as mospërkrahje as publike as jopublike ska ndodh për asnjë kandidat.

Të dy deputetët janë asete shumë të çmuara të LDK-së , dhe jo vetëm ata. Prandaj edhe kjo festë skishte të bënte me anime por vetem festim dhe apel për proces fer zgjedhor dhe ruajtje të unitetit.

Dhe ashtu ishte festa jonë nisi e u kry sot. Situata në degën tonë eshtë shumë e relaksuar, ska rivalitete negative, sepse as nuk kanë filluar akoma zgjedhjet në asnjë nëndegë.

Por edhe kur të fillojnë zgjedhjet ka zotime publike e joformale për një garë korrekte, qasje të sinqertë ndaj njëri tjetrit, dhe vazhdim të punës së përbashkët të gjithëve me fituesin e këtyrë zgjedhjeve.

Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për perafrimin e njerzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve por secilit aktivistë me ambicje.

Këtë ia kam borgj LDK -së por edhe Kosovës ,sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqeverisjes së një klase politike në ikje. E LDK e fortë fillon nga Prizreni e gjithandej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat