Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtarit të QRA-së në Prizren

Prizreni

Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtarit të QRA-së në Prizren

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:18
Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.B., në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, për pesë vepra penale.

I njëjti akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, një vepër penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar, një vepër penale të manipulimit me prova dhe një vepër penale të cenimit të fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të të dhënave kompjuterike të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat