Më 8 prill (e hënë) do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, për të shqyrtuar dhe miratuar propozimin e nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë dhe fillon në ora 10:00.