Nesër nis java ekologjike në Prizren

Prizreni

Nesër nis java ekologjike në Prizren

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:33
Prizren

Nesër në Prizren fillon Java Ekologjike, e cila do të organizohet për herë të 20-të me radhë, nga ana e sektorit të Mjedisit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Me këtë rast, në ora 11:00, në kuadër të aktiviteteve që do të mbahen në sheshin ‘Shatërvan’, do të jetë prezent edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili do të ketë një fjalë rasti.

Në kuadër të kësaj jave organizohen aktivitete të ndryshme, ku janë të përfshirë institucionet shkollore, OJQ-të mjedisore, institucionet e tjera, shoqëritë civile dhe qytetarët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat