Në qytetin e Prizrenit ka filluar aksioni “Pastro Qytetin Tënd”

Prizreni

Në qytetin e Prizrenit ka filluar aksioni “Pastro Qytetin Tënd”

Nga: A.SH Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:19
Mytaher Haskuka

Java e aksionit “Pastro Qytetin Tënd”, ka nisur në qytetin e Prizrenit, përcjellë “Bota Sot”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes facebook ka njoftuar se, gjatë gjithë kësaj jave do të kemi aktivitete të shumta të pastrimit të qytetit në të gjitha vendet ku ka deponi ilegale.

Më tej ai ka ftuar të gjithë qytetarët që përveç pastrimit dhe mirëmbajtjes së pastërtisë, t’i raportojnë edhe ata që bëjnë hudhjen e mbeturinave inerte në vendet ku nuk ka deponi, me qëllim që t'i identifikojmë dhe t'i dënojmë ndotësit e mjedisit.

Postimi i plotë:

Sot kemi filluar aksionin “Pastro Qytetin Tënd” në kuadër të javës Ekologjike në Prizren.

Gjatë gjithë kësaj jave do të kemi aktivitete të shumta të pastrimit të qytetit në të gjitha vendet ku ka deponi ilegale.

Vetëm disa muaj më parë kemi pastruar një numër të madh të materieve inerte nga vendet ku janë krijuar deponitë ilegale dhe me këtë jemi bërë një ndër komunat e para në Kosovë për pastrimin e deponive ilegale. Por përveç pastrimit, duhet të kemi kujdes të shtuar edhe në mirëmbajtjen e pastërtisë, në mënyrë që mos të përsëriten gjendjet e mëparshme.

Prandaj sivjet i ftoj të gjithë qytetarët që përveç pastrimit dhe mirëmbajtjes së pastërtisë, t’i raportojnë edhe ata që bëjnë hudhjen e mbeturinave inerte në vendet ku nuk ka deponi, me qëllim që t'i identifikojmë dhe t'i dënojmë ndotësit e mjedisit.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat