Spitali i Prizrenit ndanë 22 mijë euro për shërbimet e telefonisë mobile!

Prizreni

Spitali i Prizrenit ndanë 22 mijë euro për shërbimet e telefonisë mobile!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Spitali Regjional i Prizrenit, ditë më parë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Për shërbimet e telefonisë mobile për punonjësit e spitalit, janë ndarë mbi  22 mijë euro.

Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar është 22.488,00 euro.

Sasia apo fushëveprimi i kontratës thotë:  Shërbimet e telefonisë mobile 1000 minuta kombëtar pa limit SMS kombëtar, Internet 4GLTE (8GB) Komunikimi për të gjithë numrat brenda rrethit pa pagesë, thirrja brenda rrethir pa pegesë dhe mbushja mujore 2 euro për zyrtar. Riaktivizimi i numrit të humbur (4G).

Ndërkohë që hapja e tenderëve pritet të bëhet më datën 26 të këtij muaji nga zyra e prokurimit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat