Libri “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës” promovohet në Prizren

Prizreni

Libri “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës” promovohet në Prizren

Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:05
Foto

Libraria “Altera”, në Prizren ishte vendi i radhës ku është promovuar libri i autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. Libri u cilësua një biografi e shkruar me kujdes dhe gjithnjë duke u bazuar në fakte.

Ndërsa, për personazhin Destan Berisha u tha se ishte i papërkulur, energjik dhe idealistë me çdo çmim.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Bashmiri ka bërë një punë brilante në trajtimin e një teme e cila është jashtëzakonisht komplekse, por biografia “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”, është e mirëfilltë dhe e shkruar me standardet më perëndimore.

Hoxhaj: Destani është një personalitet historik

“Në planin metodik Bashmiri ka bërë një punë brilante që realisht në shkrimin, në trajtimin, në analizën, të jetë sa më objektiv të flasin faktet dhe të mos interpretohet një ngjarje përveç fakteve..........e kaluara mund të jetë si kujtesë, si përjetim por edhe si ngjarje lokale dhe kështu e njohin Destan Berishën, subjektin e këtij libri në Vrri, familjarët dhe të tjerët, por libri tregon qartë se Destani është një person dhe personalitet historik dhe kjo është prej arritjeve më të mira të librit se prej një kujtese individuale, familjare, regjionale të Prizrenit, të atyre që kanë bashkudhëtuar e shndërron në një person historik që e ka vendin e tij në histori të Kosovës dhe Shqipërisë“, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se libri është një pasuri që e ka ofruar Bashmiri.

Gashi: Personazh interesant për Prizrenin dhe Kosovën

“Puna e tij të vazhdon edhe më tutje, është libri i parë i tij por edhe me këtë titull shumë karakteristik por flet edhe për një personazh shumë interesant për qytetin e Prizrenit dhe për Republikën e Kosovës, të vazhdon edhe me fazat tjera të botimeve për këtë personazh por edhe për personazhet tjera“, ka thënë ai.

Autorit Bashmir Xhemaj i falënderoi të pranishmit, duke iu uruar që ta shijojnë librin.

Xhemaj: Të jetë në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve

“Uroj ta shijoni librin dhe nuk dyshoj, deri tash shumë njerëz e kanë bërë këtë, deri para sa javësh, ky personazh, Destani, ka qenë në mendjen dhe zemrat tona, unë nuk dyshoj që nga sot e tutje do të jetë edhe në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve “, tha ai.

Petrit Palushi, krijues nga Kuku, tha se libri ka rëndësi pasi trazon ujëra dhe dëshmon se kush ka qenë Destani.

Palushi: Ky libër ka të bëjë me faktografi

“Ky libër ka të bëjë me faktografi, prandaj e përmenda që mund të jetë edhe histori. Faktet janë tepër konkrete, janë shfrytëzuar faktet e arkivave të Amerikës, Shqipërisë dhe Kosovës, duke qenë faktografi e bën librin të lexuar, ka dëshmi, ka edhe të citume dhe të tjera dhe prej faktografisë ka kaluar në atë që quhet rrëfim“, tha ai.

Ai tha se në Shqipëri janë lëshuar mbi 700 persona, të cilët janë raportuar në sigurimin shqiptar dhe janë vrarë.

Gjithashtu u tha se libri ka një vlerë të veçantë, pasi atë e përmban rrëfimi që të duket që ka të bëjë me histori, letërsi, reportazh dhe bibliografi, gjë që ndërthurja e tyre ka bërë që të lexohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat