Edhe Prizreni po bëhet me kinemanë Cineplexx

Prizreni

Edhe Prizreni po bëhet me kinemanë Cineplexx

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:16
Cineplexx

Qendra tregtare Galeria në Prizren ka bërë të mërkurën dorëzimin e hapësirës për kinemanë Cineplexx.

Nga tetori i këtij viti pritet që të fillojë punën kinemaja Cineplexx në qytetin e Prizrenit.  Cineplexx në Prizren pritet t'i ketë rreth 5 salla dhe 800 ulëse.

Gojart Shaqiri nga qendra tregtare Galeria tha se ideja e filluar në mesin e vitit 2017 është konkretizuar si projekt vitin që shkoi.

 Shaqiri: Qendra tregtare Galeria do të kompletohet

 "Është kompletuar 90 përqind e qendrës tregtare ku kemi kompletuar katin 0 dhe 1, dhe jemi në fazën përfundimtar të katit 2. Deri në ketë moment përvec Cineplexx qe kemi konktretizuar marrëveshjen,  në vitin e kaluarnë muajin tetor, janë bashkangjitur edhe 90 perqind të brendeve të tjera, brenda të mëdha ndërkombëtare dhe vendore të cilat kanë kompletuar qendrën tregtare Galeria Shooping Mall në të gjitha sferat që një qendër duhet t'i ketë", tha ai.

Ai tha se janë krenarë që po bëjnë dorëzimin e hapësirës Cineplexx, ku qytetet përreth do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Galerisë dhe pjesë e Cineplexxit, kinemasë më të madhe në Evropë.

Ndërsa Milazim Salihu nga Cineplexx tregoj detaje për kinemanë e re.

Salihu: Prizreni do të ketë kinema moderne

 "Po shpresojmë që në fund të shtatorit, fillim të tetorit të bëjmë hapjen dhe të hapim me premierë botërore, ju njoftoj qysh tash që Prizreni do të ketë premierë botërore, dhe do ketë kinema më moderne me teknologjinë më të re që do të vijë në Prizren, me projektor të ri, zërim, të gjitha projektorët 3D, kjo kinema do ti konkurrojë të gjitha kinematë në rajon. Po shpresoj që qytetarët, dhe rajoni, të na vizitojnë dhe të kemi kinemanë vërtetë më moderne në ketë pjesë të Ballkanit", tha Salihu.

 Kinemaja Cineplexx në Prizren, qe do të jetë e dyta në Kosovë, do të ketë 5 salla dhe 800 ulëse. Në ceremoni u tha se Kosova do të jetë një prej vendeve më profitabile për investitorët vendorë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat