Delegacioni i arbëreshëve nga Italia sot vizitoi kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizrenin

Prizreni

Delegacioni i arbëreshëve nga Italia sot vizitoi kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizrenin

Nga: A.SH Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:12
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në vizitë delegacioni e arbëreshëve nga Italia ku për nder të kësaj vizite, në sallën e Kuvendit Komunal mbajtëm një mbledhje

“Ky ishte vetëm një fillim i kontakteve tona, ndërkaq arbreshët të cilët edhe pas shumë shekujsh mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, do ta kenë derën e hapur të Komunës sonë për bashkëpunim në projekte dhe ide të ndryshme” shkruan Haskuka në Facebook.

Postimi i plotë:

Delegacioni i arbëreshëve nga Italia sot vizitoi kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizrenin.

Për nder të kësaj vizite, në sallën e Kuvendit Komunal mbajtëm një mbledhje, me ç’rast arbëreshët, diasporën më të vjetër shqiptare në botë, i njoftova për projektet zhvillimore të Komunës sonë.

Ky ishte vetëm një fillim i kontakteve tona, ndërkaq arbreshët të cilët edhe pas shumë shekujsh mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, do ta kenë derën e hapur të Komunës sonë për bashkëpunim në projekte dhe ide të ndryshme.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat