Ariu i fut frikën Prizrenit për Ramazan: Shihni vrapimin e tij

Prizreni

Ariu i fut frikën Prizrenit për Ramazan: Shihni vrapimin e tij

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:29
Prizren

Arinjtë kanë filluar të bëhen problem shumë i madh për banorët e fshatrave të Prizrenit, që së fundmi kanë raportuar se kanë pësuar dëme të mëdha në blegtori.

Rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, disa persona të cilët lëviznin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur në një ari të ri , siç mund ta shikoni në këtë video që e kanë realizuar këta qytetarë, të cilët edhe na kanë dërguar xhirimet.

Këta qytetarë thonë se, arushin e ri e kanë lënë të lirë dhe i cili është larguar drejt pyllit. Ndryshe, këtë vit numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke mbjellë frikë tek popullata, por edhe duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat