Bytyçi: Pushtetit kriminal i VV-së në Prizren, po i vije fundi

Prizreni

Bytyçi: Pushtetit kriminal i VV-së në Prizren, po i vije fundi

Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

Koordinatori dhe administratori i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, pushtetin aktual në Prizren e ka quajtur “kriminal” dhe ka paralajmëruar se “po i vije fundi”.

Ai ka theksuar po ashtu se “Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të shpëtuar nga kjo katrahurë që e kanë kapluar qytetin bandat kriminale të VV-Hajnisë, në të gjitha sferat: në arsim, në mos zhvillim ekonomik, në sport, në kulturë, në turizëm, në infrastrukturë etj”.

Tutje, Bytyqi ka thwnw se zhvillimet dramatike në disa drejtori të ekzekutivit, duhet të investigohen nga organet e drejtësisë, si dhe të monitorohen nga OJQ-të dhe mediet.

“Në vendet demokratike siç ndodh rëndom, kur një qytetar denoncon publikisht një hajni me fakte, personi në fjalë falenderohet nga institucionet për veprime të tilla, në kuadër të luftës kundër korrupsionit”.

Postimi i plotë:

Pushtetit kriminal të Lëvizjes uzurpatore Vetëfundosje në Prizren, po i vije fundi. Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të shpëtuar nga kjo katrahurë që e kanë kaplu qytetin bandat kriminale të VV-Hajnisë, në të gjitha sferat: në arsim, në mos zhvillim ekonomik, në sport, në kulturë, në turizëm, në infrastrukturë etj. Disa abuzuesve që po keq-qeverisin me pozitat e tyre publike, dita e ditës po i bien maskat. Hajnat ordiner në këtë subjekt politik e "patriotik" shpejt duhet të përfundojnë në burg, aty ku u kanë vendin. Këta që në të kaluarën trumbetojshin se do ta luftojnë korrupsionin, sot vet këta abuzues po vjedhin në mënyrë të orkestruar. Ngjarjet e fundit që po ndodhin në komunë, janë për keqardhje dhe ngjasojnë me veprime amatore dhe qesharake, ndërsa "kryetarin" e Prizrenit Mytaher Has-kukllën, e kanë zënë në gjumë këto veprime. Zhvillimet dramatike në disa drejtori të ekzekutivit, duhet të investigohen nga organet e drejtësisë, si dhe të monitorohen nga ojq-të dhe mediet. VV-Hajnitë sistematike që po ndodhin në disa projekte, duhet që për shkak të transparencës, të hulumtohen dhe të kuptoj opinioni publik, se çfarë shkelje dhe vjedhje kanë bërë disa drejtor që vijnë nga subjekti hajn VV. Përkundër denoncimit publik të bërë nga ana e kuvendarit të PDK-së, z.Getoar Besimi, lidhur me këto vjedhje, asnjë fjalë nuk e thanë ojq-të dhe mediet, dhe çka është më e rëndësishmja, asnjë veprim nuk e morën organet e drejtësisë, ku për kësi raste, duhen hetuar këto shkelje dhe vjedhje që po ndodhin, dhe rrjedhimisht duhet ta bëjnë punën e tyre organet tona të drejtësisë, dhe të veprojnë konform ligjeve tona, në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vendet demokratike siç ndodh rëndom, kur një qytetar denoncon publikisht një hajni me fakte, personi në fjalë falenderohet nga institucionet për veprime të tilla, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta, ku ndaj kuvendarit opozitar, z.Getoar Besimit, kanë filluar linçimet, shantazhet madje edhe kërcënimet nga ana e pushtetit kriminal dhe vjedhës. Mirëpo për asnjë moment dhe për asnjë qmim për raste të tilla nuk do të ndalemi, duke treguar për hajnitë e juaja ordinere, që po i bëni pothuajse në secilin tender publik. Andaj i sugjerojmë institucioneve të drejtësisë: prokurorisë, policisë dhe departamentit të krimeve të rënda ekonomike, që të hetojnë dhe monitorojnë mënyrën e vlerësimit, nga komisionet e zhytura në krim dhe korrupsion të prokurimit publik, deri tek nënshkrimi i këtyre kontratave me operatorët ekonomik. Na ka pas lodh lideri i tyre demagogu Albin Kurti se do e luftojnë korrupsionin. Na kujtohet të gjithëve në fushata zgjedhore sllogani i demagogut: "Me Mytën kemi me e Mytë Hajninë". Ndërsa pikërisht tani në Prizren, korrupsioni është ul kam kryq në komunë, dhe korrupsioni tani po lulëzon dita e ditës nga hajnat ordiner të VV-së. Për fund: ne rekomandojmë që organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre, ndërsa ju hajnat ditor dhe ordiner, ndalini bandat e juaja kriminale, sepse nuk frikësohemi nga format e tilla perfide, siç keni zgjedh ju me vepru.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat